Mbi 52 për qind e qytetarëve shprehen ‘aspak të kënaqur’ me partitë politike (FOTO)

Partitë politike i kanë shumë keq punët me qytetarët. Disponimi politik asnjëherë deri më tani nuk ka qenë në nivel më të ulët.

Ballkani.info ka siguruar një hulumtim të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, i cili nxjerr rezultate të tmerrshme për “kënaqshmërinë” e qytetarëve me partitë politike në Kosovë.

Derisa “plotësisht të kënaqur” janë shprehur vetëm 3 për qind e qytetarëve dhe “mesatarisht të kënaqur” janë shprehur 39 për qind e tyre, mbi 50 për qind e qytetarëve të intervistuar janë shprehur tërësisht të pakënaqur.

“Aspak të kënaqur” janë shprehur gjithsej 52 për qind e tyre.

Shumë hulumtime të tjera kanë nxjerr konstatime, se veçanërisht pas zbulimit të “bllokadave politike” pas zgjedhjeve të vitit 2014-të, pakënaqësia qytetare është rritur dukshëm ndaj partive politike. /Ballkani.info/