Mbi 41 mijë raste të reja me COVID-19 në këtë shtet gjatë një dite

Brazili ka shënuar 41 mijë e 576 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 3.3 milionë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 709 viktima nga sëmundja e re, shkruan “CNN”.

Sao Paulo, rajoni me popullsinë më të madhe në Brazil dhe epiqendra e përhapjes së virusit, i ka regjistruar gati 700 mijë të infektuar dhe mbi 26 mijë të vdekur.

Pavarësisht përhapjes së madhe, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese me arsyetimin se ato janë duke e dëmtuar shumë ekonominë.