Zgjedhjet

Numërohen 47% të votave në Maqedoni – Fronti Evropian 14 mijë vota në epërsi ndaj VLEN-it

Veçse janë numëruar rreth 47% të votave të përgjithshme në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, ku Fronti Evropian që udheqet nga Ali Ahmeti është në epërsi me 14 mijë vota ndaj taborrit tjetër elektoral shqiptar, VLEN-it.

Fronti Evropian deri më tash ka numëruar 17.94% të votave, përkatësisht gjer më tash 80 mijë e 400 votave.

VLEN-i ndërkaq ka numëruar 14.93% të votave, përkatësisht 66 mijë vota.