Mbi 33 mijë kosovarë janë testuar për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, gati shtatë mijë pozitivë


Mbi 33 mijë kosovarë janë testuar për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre, të infektuar kanë rezultuar 6 mijë e 680 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se janë regjistruar 213 raste të reja me koronavirus dhe se janë shëruar 109 pacientë.

Rastet pozitive janë nga Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Podujeva, Drenas, Fushë Kosova, Mitrovica, Suhareka, Lipjani, Peja, Vitia, Vushtrria, Skenderaj, Decani, Malisheva, Dragashi, Kamenica, Klina, Obiliqi dhe Shtimja.

Aktualisht në tërë vendin janë 2 mijë e 902 raste aktive me këtë sëmundje, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 3 mijë e 614.