Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar dje 276 raste të reja me koronavirus në vend, ku numri i rasteve aktive ka shkuar në 3 mijë e 201.
Ky është numër rekord i rasteve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë më 13 mars, kur u konfirmuan rastet e para në Kosovë.
Prishtina vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Kosovë, me gjithsej 2 mijë e 427 raste pozitive dhe 26 viktima.
Pas Prishtinës, renditet Komuna e Ferizajt dhe Vushtrria me nga 505 raste.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 7 mijë e 413, shkruan ballkani.info
Dje janë shëruar edhe 153 persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 4 mijë e 27.
Sipas IKSHPK-së, 185 persona e kanë humbur betejën nga koronavirusi në Kosovë. /Ballkani.info/







