Mbi 200 shtëpi që 48 orë pa rrymë në lagjen Dardania në Pejë, KEDS del me arsyetim

Ka rreth 48 orë që mbi 200 shtëpi në lagjen Dardania  (e ndarë në mbi 30 lagje më të vogla) në Pejë kanë mbetur pa energji elektrike.

Qytetarët kanë treguar se përkundër kësaj prishje, nuk është intervenuar nga askush .

Sipas tyre punëtorët e KEDS po e dinë se ku qëndron problem, por se nuk po intervenojnë.

Ata madje ankohen se kanë filluar edhe tu prishën gjërat ushqimore, ndërsa një numër i studentëve gjatë kësaj kohe nuk kanë mundur të kyçen në ligjërata online.

I kontaktuar nga IndeksOnline zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala e ka konfirmuar prishjen, duke thënë se kjo ka ndodhur shkaku i kushteve atmosferike, më saktësisht reshjeve të fundit të borës në rajonin e Dukagjinit.

“Ka ndodhur prishja shkaku i kushteve atmosferike. Janë rrëzuar me dhjetar shtylla e të cilat në vazhdimësi jemi duke i zëvendësuar e duke bërë rregullime aty ku ka prishje. Kemi kyçur shumë shtëpi, dhe në vazhdimësi do ta bëjmë kyçje e edhe këta banorë do të kenë energji elektrike”, tha Buzhala.