Mbi 2 mijë e 900 kosovarë e fituan nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga Kosova e kanë fituar nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Kjo ministri njofton se numri i kosovarëve ka shkuar në 2 mijë e 909.

Sipas MPB-së maqedonase për ta fituar nënshtetësinë kanë aplikuar edhe 1 mijë e 736 persona.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe tek ministritë përkatëse edhe në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi për të kuptuar se sa është numri i qytetarëve të Kosovës që i kanë marrë nënshtetësitë e tyre për arsye të ndryshme.

Deri më tani nuk është dhënë ndonjë informacion nga këto vende.

Kosova është i vetmi vend në rajon i cili nuk e gëzon liberalizmin e vizave.