Mbi 15 vetura bllokohen në Rrugën C në Prishtinë, bora s’është pastruar (FOTO)

Reshjet e borës që po vazhdojnë të bien e kanë vërshtirësuar dukshëm qarkullimin e veturave në Prishtinë.

Duke qenë se bora i ka “zënë të papërgatitura” kompanitë e kontraktuara për pastrimin e borës, në disa pjesë të Prishtinës qarkullimi gati së është bllokuar tërësisht.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë Ballkani.info se vështirësi në lëvizje ka në Rrugën C, aty ku veturat nuk po mund të ngjitën për shkak se rruga është e papastruar.

“Janë bllokuar rreth 15 vetura, nuk po mund të ngjiten”, ka thënë një dëshimtar.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë apel që të kihet kujdes gjatë vozitjes, pasi që përveç borës, ka edhe ngrica. /Ballkani.info/