Mbi 134 mijë euro fitoi Komuna e Prishtinës, nga gjobat e shqiptuara

134,026.31 euro kanë qenë të hyra në Komunën e Prishtinës nga 770 gjaba që janë paguar deri në fund të nëntorit, shkruan Indeksonli

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inpeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

Ai ka thënë se parashikimi i të hyrave nga ky sektor për buxhetin e këtij viti, është tejkaluar 34%.

“Gjoba nuk është qëllim në vete, por mjet për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të punojnë sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Qindra të tilla janë shqiptuar sivjet nga Drejtoria e Inspeksionit, sipas rasteve që janë hasur në terren”, përfundoi ai.