Mbi 12 mijë vaksina Pfizer vijnë sot në Rinas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se sot priten të vijnë mbi 12 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Sot presim sërish doza të vaksinave Pfizer, nëpërmjet kontratës sonë me Pfizer, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12 870 doza të vaksinës Pfizer. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, ka bërë me dije Manastirliu, raporton A2.

Manastirliu e ka bërë të ditur lajmin nga qendra e re shëndetësore Synej, në Kavajë, e cila sapo është rehabilituar, si pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore.