Mbi 118 mijë të vaksinuar në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është duke vijuar procesin e vaksinimit ndaj koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani 118.984 persona janë vaksinuar, derisa 21.890 kanë marrë nga dy doza. Gjatë së premtes janë vaksinuar 13.725 persona, ku 12.487 kanë marrë dozën e parë.

MSH-ja njofton se 256.346 persona kanë bërë kërkesë për të marrë vaksinën. Maqedonia e Veriut ka marrë doza nga AstraZeneca, Pfizeri dhe Sinopharm.