Mbi 100 raste të reja në ditë, ky është shteti i parë në botë që po përballet me valën e dytë të COVID-19

Këto dy muajt e fundit është folur shpesh nëpër medieve për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit. Kjo shpërndarje e dytë e virusit nuk pritet të jetë më e ashpër dhe vdekjeprurëse se sa e para, por gjithsesi ekpertët kanë bërë paralajmërimet e tyre.

Koreja e Jugut është vendi i parë që duket se po provon eksperiencën e valës së dytë të koronavirusit COVID-19.

Shteti aziatik që valës së pari ia hodhi paq me shumë pak viktima dhe një karantinë të rreptë, në ditët e fundit ka raportuar një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja pozitive.

Sipas asaj që shkruajnë mediet më të mëdha në botë këtë mëngjes, në Korenë e Jugut u raprtuan mbi 100 raste të reja të mërkurën dhe të enjten.

Kjo valë e dytë epidemiologjike ka bërë që në disa rajone të merret vendimi për t’i mbyllur sërish shkollat.