Mbi 10 mijë raste aktive dhe 1,290 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 176.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë. /Ballkani.info/