Mbi 1.000 të vdekur nga COVID-19 në Britani gjatë 24 orëve të fundit, Italia më ‘qetë’

Britania e Madhe ka regjistruar 1.035 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 59.937 persona.

Britania është duke u përballur edhe me variantin e ri që tashmë është identifikuar edhe në disa shtete rajonale.

Në anën tjetër, Italia ka regjistruar 483 vdekje nga COVID-19 gjatë 24 orëve.

Italia ka regjistruar 483 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndëtësisë ka bërë me dije se janë infektuar me koronavirus 19.978 persona.