Policia kundër

Mbështjellëse e telefonit si revole

Policia në Kaliforni të shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar qytetarët se është rritur numri i përdoruesve të telefonave të modifikuar me mbulesë në formë të revoles.

Institucionet e rendit në këtë shtet japin alarmin se si pasojë e kësaj mund të vriten qytetarët nga ana e policisë.

Polici me emrin Aaron P.Seehan ka postuar një pamje në profilin e tij në facebook. një femër që kishte futur në xhep telefonin dhe dukej ashtu sikur të kishte revole.

Ky postim ishte shpërndarë 180.000 herë, shkruan yahoo.de.

“Ju kisha lutur që të mos bleni këso lloj mbështjellash, sidomos mos i lejoni ta përdorin fëmijët e juaj”.