Mbështetësi i madh i Kurtit: Albin mos shit pallavra, nuk ka kurrfarë progresi në Kosovë

Bleron Baraliu, njëri prej mbështetësve më të mëdhenj të Albin Kurtit, i ka reaguar ashpër kryeministrit pas statusit të tij ku mundohej t’i përvetësonte meritat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai i ka quajtur pallavra deklaratat e Kurtit, shkruan Demokracia.com.

“Albin Kurti – mos na e fyej inteligjencën me këtë pallavër: e vetmja arsye për mosliberalizim të vizave për Kosovën deri më tash ka qenë asgjë tjetër veçse racizmi evropian dhe trajtimi diskriminues ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ai.

Tutje Baraliu i cili vazhdimisht nëpër studio televizive i jep mbështetje të madhe Kurtit, ka thënë se në Kosovë nuk ka kurrfarë progresi, siç ka deklaruar Kurti.

“S’ka kurrfarë progresi të ri të qeverisë udhëhequr nga ti që ka ndryshuar qasje, përveç nëse mund të themi koncesionet e fundit në dialog – por as këtë nuk e besoj…”, ka shkruar ai.