Mbesa e Presidentit i reagon Kryeparlamentares: S’e përmende fare UÇK’në, sa e vogël je

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi e ka quajtur ‘të vogël’ Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi sipas saj mohoi sakrificën e UÇK-së.

Sipas deputetes së PDK-së, e cila është dhe mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, ky veprim i Kryetares së Kuvendit vetëm sa e rrit lavdinë e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë.

”Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendësh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave qe dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogël je!”, shkruan Evgjeni Thaçi.