Mbërrijnë në Shqipëri mbi 22 mijë doza të Pfizerit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për mbërritjen e 22 mijë e 230 dozave të vaksinës “Pfizer” në aeroportin e Rinasit.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në ndërkohë, Rama më herët njoftoi se brenda 10 ditëve do të vijnë edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik”.

Aktualisht, në Shqipëri qytetarët po vaksinohen me vaksinën kineze “Sinovax”.