PSG

Mbappe refuzon rinovimin e kontratës

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Paris-Saint Germaini në fund të këtij edicioni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon muajin tjetër. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet franceze.

Mpabbe nuk është bindur nga oferta e klubit francez për të vazhduar bashkëpunimin dhe do të marrë në konsideratë ofertat e skuadrave tjera gjatë verës.

Te Parisi kanë shpresuar se par rinovimit të Neymarit, do të rinovojë edhe Mbappe por francezi po dëshiron largimin.

Sulmuesi 22-vjeçar është pjesë e PSG-s prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Monaco kurse këtë sezon ka shënuar 37 gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat. Interesim për Mbappen, kohët e fundit ka shfaqur skuadra e Real Madridit.