Mbappe prioritet i Realit, në garë edhe Barça

Kylian Mbappe është synimi kryesor i Real Madridit për vitin 2021.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, klubi madrilen është favorit për të nënshkruar me yllin francez.

Presidenti i skuadrës së Real Madridit, Florentino Perez, thuhet se është duke punuar shumë për të bërë të mundur lëvizjen e Mbappes. 21-vjeçari edhe në të kaluarën është lidhur me “Mbretërit”.

Për shërbimet e sulmuesit francez së fundi interesim ka shprehur edhe rivali i përbetuar i madrilenëve, Barcelona.

Madje katalonjasit janë të gatshëm të nisin bisedimet me Paris Saint-Germainin për Mbappen.

Mbappe ka kontratë me francezët deri në vitin 2022 dhe nuk e ka vazhduar ende atë.