Golashënuesi
Mbappe i le prapa Cristiano Ronaldon, Messin, e Neymarin
Tani futbolli evropian ka një fenomen të ri, e ai është francezi Kylian Mbappe.
Mbappe në ndeshjen e fundit në kampionatin francez Ligue 1 ka shënuar katër gola kundër Lyonit ku edhe ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave botërore.
Portali i statistikave “Squawka Football”, ka bërë një krahasim në mes Mbappes dhe lojtarëve të tjerë si Cristiano Ronaldo, Messi, Neymar e Aguero se kush ka shënuar më së shumti gola deri në moshën 20 –vjeçare në klubet e tyre dhe me kombëtaret.
Kësaj liste i prinë Mbappe me plotë 64 gola, ku edhe 73 ditë i mbush 20-vite, ndërsa pas tij radhitet Neymar me 48 gola dhe Messi me 27-të.
I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se Mbappe është Ronaldo braziliani me 92 gola.
Më poshtë ju sjellim listën e golashënuesve:
- Kylian Mbappe (64)
- Neymar (48)
- Cristiano Ronaldo (20)
- Lionel Messi (27)
- Lionel Messi (27)
- Wayne Rooney (43)
- Sergio Aguero (44)
- Ronaldo (92)