Mbappe e cilëson Hazardin si kundërshtarin më të mirë që e ka pasur këtë vit

Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe i kombëtares franceze, Kylian Mbappe e ka rradhitur Eden Hazardin në krye të listës së futbollistëve më të mirë me të cilët është përballur këtë vit.

Mbappe e fitoi çmimin “Kopa” që ndahet për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare, teksa përfundoi në pozitën e 4-të në garën për Topin e Artë pasi u shpall kampion i botës me Francën verën e kaluar në Rusi.

Ishte ky kompeticion në të cilin Mbappe pati kundërshtar yllin e Chelseat, Hazard, të cilin e mposhti 1-0 në gjysmëfinale.

Shpejtësia e anësorit belg dhe mungesa e egosë e kanë impresionuar Mbappen.

“Hazard është kundërshtari që më ka impresionuar më së shumti këtë vit. Me Belgjikën në Kampionatin Botëror ka qenë i mrekullueshëm, kur i duhet të pasojë ai bën diçka të tillë pa asnjë problem. Isha i impresionuar me shpejtësinë dhe mënyrën e mbajtjes të topit, nuk ka hapësirë që ai nuk e sheh”, tha Mbappe.