Mbajtja e Kane në skuadër bindi Mourinhon t’i bashkohej Tottenhamit

Shtypi i shkruar në Angli dhe më konkretisht dy gazetat prestigjoze “Daily Telegraph” dhe “Daily Express” zbulojnë një prapaskenë interesante rreth firmës së Jose Mourinhos me Tottenhamin.

Përpara se të pranonte të bëhej trajneri i ri i “gjelave të Londrës” “Special One” i ka kërkuar presidentit Daniel Levy të mbajë në skuadër sulmuesin Harry Kane dhe të refuzojë çdo ofertë që mund të vijë në merkaton e verës në drejtim të sulmuesit të kombëtares angleze.

Kane është në qëndër të projektit të Mourinhos i cili ka firmosur për 3 vite e gjysmë me “Spurs”.

Edhe pse kërkohet nga Real Madridi, portugezi ka marrë premtimin se gjigandi i sulmit do të qëndrojë në skuadër edhe për vitet në vazhdim.