Sot, në kuadër të Programit të Drejtësisë së USAID, u organizua trajnimi i parë për 20 studentë të Fakultetit Juridik në temën: Monitorimi i Gjykatave.

Njoftimin e ka bëre drejtori eksekutiv i organizatës ATCR, Kushtrim Kaloshi, i cili tha studentët e trajnuar do të angazhohen, më pas, si vëzhgues, në raste specifike në gjykata.
Ky aktivitet mbështetet nga populli amerikan përmes Programit të Drejtësisë të USAID-it në Kosovë.







