Mbahet mbledhje komemorative për vdekjen e kryeinfermierës së Klinikës Infektive, Nerxhivane Konushevci

Sot është mbajtur mbledhje komemorative për vdekjen e kryeinfermieres së Klinikës Infektive, Nerxhivane Konushevci.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot u mbajt mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të Nerxhivane Konushevci, e cila ishte kryeinfermiere e repartit në Klinikën Infektive.

Mjekë, infermier/e dhe kolegë të tjerë përkujtuan figurën e saj prej infermiereje të zellshme, punëtore e shumë të përkushtuar për pacientë.