Mbahet marshi “Kundër vrasjeve institucionale”

Sot mbahet marshi protestues kundër racizmit me moton “Kundër vrasjeve institucionale”.

“Pas protestës kundër vrasjes institucionale, të mbajtur te stacioni policor në Fushë Kosovë, do protestojmë për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. Një djalë 12 vjeçar nga Fushë Kosova u vra si pasojë e neglizhencës së Policisë, e bashkëfajtore është edhe Prokuroria. Ne kërkojmë shkarkimin e prokurorit i cili nuk ka marrë asnjë hap që ta parandalojë vrasjen e djalit 12 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ.

Marshi protestues do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu”, për të vazhduar më tej deri tek Këshilli Prokurorial i Kosovës.