Napoli

Mazzari debuton me fitore në stolin e Napolit

Napoli ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Atalanta në Bergamo.

Napolitanët kanë arritur të shënojnë të parët në fundin e pjesës së parë me anë të Kvaratskhelia, pasi gjeorgjiani dërgoi topin në rrjetë falë një goditje të bukur me kokë.

Në të dytën, Atalanta reagon duke ndëshkuar skuadrën e kaltër, me Lookman i cili barazoi sfidën në minutën e 53’.

Napoli nuk u dorëzua, dhe arriti të shpërblehej me një gol nga Elmas në minutën e 79’.

Kjo është fitorja e parë e Mazzarit në krye të stolit të Napolit, dhe me këto tre pikë, Napoli renditet në vendin e tretë me 24 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e gjashtë me 20 pikë.