Mavraj: Rexhep Selimi pikturon në burg, ekspozita do të bëhet në Prishtinë

Gazetari Muhamet Mavraj ka shpalosur detaje në “Frontal” në T7 për vizitën e zhvilluar në Hagë te ish-krerët e UÇK-së. Ai tha se ata kanë programe që ia kanë përshtatur shumë mirë vetës së tyre, duke përmendur Rexhep Selimin i cili po pikturon brenda në burg dhe ekspozitën do ta bëjë në Prishtinë.

Gazetari Mavraj tha se takimi me Rexhep Selimin shkoi shumë shpejt.

“Takimi ishte një orë dhe u tret, shkoi shpejt….Kanë programe shumë të mira që ja kanë përshtatë vetës me sport, lexime, pikturë. Rexhep Selimi po pikturojke në burg…Ai ka botu në 94-tën libër me poezi, për pikturë tha se kam ditë. Ekspozita do të bëhet në Prishtinë dhe do të shkojë”, tha Mavraj në “Frontal”, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, për Jakup Krasniqin, Mavraj tha se ishte shumë i shëndetshëm dhe i relaksuar.

“Baca Jakup mu duk shumë i kthjellur dhe i qartë, Baca Jakup i ka 72 vjet, mu duk më i shëndetshëm dhe shumë i relaksuar”, tha ai.

Ndërsa, për Nasim Haradinaj gazetari Mavraj tha “ i mirë, i këndshëm”.