Mavraj: Më habiti pakëz nënshtetësja gjermane me thirrjet për aksion kundër mediave, të tjerët jo

Gazetari Muhamet Mavraj ka reaguar pasi policia sot kishte shkuar në redaksinë e gazetës Insajderi pas publikimit të një hulumtimi për vaksinat dhe kishte ftuar gazetarin Parim Olluri të paraqitej në Stacion Policor.

Sipas Insajderit Kosova ka humbur mundësinë për furnizim me vaksina Pfizer së paku deri në muajin shtator, pasi Ministri Arben Vitia nuk nënshkroi marrëveshjen me këtë kompani të realizuar në kohën e ish-ministrit Armend Zemaj. Vitia duke mohuar raportimet e tilla kishte kërkuar hetim nga organet e rendit. Kështu kishte ndodhur sot kur policia vizitoi zyrat e Insjderit. Parim Olluri ishte intervistuar në stacionin policor.

Për kryeredaktorin e “Epokës së Re”, Muhamet Mavraj kjo nuk ishte gjë e papritur. Ai thotë se është befasuar vetëm nga deklaratat e Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme. Gërvalla kishte kërkuar hetim të mediave.

“Me habiti pakez dje nenshtetasja gjermane me thirrjet per aksion kunder mediave. Keta tjeret jo. E shtuna me policë ne zyra te medias eshte banalizim i cfaredo shprese per njerez normalë maje shkopit”, shkroi Mavraj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Mavrajt në Facebook:

Ai stani.

Jave e lodhshme politike. Si ajo para saj. Dhe tjetra më parë… Por, fundjava beri dallimin e budallêve. Me habiti pakez dje nenshtetasja gjermane me thirrjet per aksion kunder mediave. Keta tjeret jo. E shtuna me policë ne zyra te medias eshte banalizim i cfaredo shprese per njerez normalë maje shkopit. Zbulimi i burimeve te gazetes me trysnine e uniformes policore? – Bone Zot hajer! Kurre nuk do t’i tradhtoja burimet e mia. Vetem ministreshat e ministrat e ketille besojne se stupci ka dale nga xheneti.

Media ka thene te verteten. Pertej kesaj storieje femijerore, le ta dije kushdo: eshte krim kunder njerezimit lenia e njerezve pa vaksinim, qellimisht, sepse shume prej tyre vdekjen e kane te sigurte nga virusi!

Ulni veshet! Palone bishtin! Pune! Ose, dorezohuni para se te beheni perralle me tupan si askush me perpara!