Rivaliteti

Matthaus: Ter Stegen duhet të startojë para Neuer

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus mendon se ka ardhur koha t’i jepet mundësia Ter Stegenit para Neuerit.

Neuer ka pasur probleme për të gjetur formën më të mirë prej që u rikthye nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave tërë sezonin e kaluar.

Ter Stegen ka zhvilluar vetëm dy ndeshje këtë vit me Gjermaninë, kundër Spanjës dhe Perusë, që të dyja këto miqësore, por ish kapiteni i “Die Mannschaft”, Matthaus thotë se portieri i Barcelonës duhet të startojë.

“Neuer nuk është rikthyer ende në top formën që e bëri 4 herë portierin më të mirë në botë, dhe për arsye të lëndimit të gjatë. Ter Stegen ka qenë në super formë për vite te Barcelona. Mendoj se ai ka përfituar mundësinë për të startuar ndeshjet”, tha Matthaus.

Gjermania takohet nesër në mbrëmje me Francën në Paris.