Halil Matoshi

Matoshi u përmend në videon e VV-së për kryetarët në veri: Për qeta Kosova derxhet nën sanksione

Deklarata e analistit Halil Matoshit ishte pjesë e videos së radhës së Lëvizjes Vetëvendosje me rastin e një vjetorit të punës së kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore.

Matoshi në këtë video sulmohet për deklaratën e tij, teksa tani në reagimin e tij pas videos, ka përmendur sanksionet që rëndojnë ndaj Kosovës.

“E çka po bâjnë aty??? P.S. Për qeta Kosova derxhet nën sanksione, e pushteti i vulgus-it livdohet!?” – ka shkruar Matoshi në Facebook.

Në anën tjetër, VV në mbishkrimin e videos ka shkruar ndër të tjera: “Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhnjyen. Vendosmëria për kushtetushmëri, rend dhe ligj triumfoi.”