Matoshi për shtyrjen e fazës së gjobave: Misterioze pse Kurti nuk e bëri kur kërkuan amerikanët

Afati qeveritar i masës së qortimit për target ilegale KM ishte paraparë që të skadonte nesër (21 nëntor), megjithatë Policia e Kosovës ka njoftuar ky afat është shtyrë për një ditë, pra masa e gjobave pritet të filloj me 22 nëntor, një ditë pas takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel.

Për analistin Halil Matoshi, kjo shtyrje 24 orëshe lidhet me takim e nesërm të kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë.

“Po. Shtyrja për 24 orë e gjobave është bërë si “time-out” deri në takimin me Vuçiç-in. Kurti do ta shtyjë afatin por misterioz mbetet fakti pse këtë nuk e bëri kur ia kërkuan amerikanët e po e bën kur po ia kërkojnë Borell e Lajçak!?” tha Matoshi për gazeta Blic.

Policia e Kosovës / Shtyhet në mënyrë të heshtur faza e gjobitjes për targa ilegale nga Policia e Kosovës

Shtyrja e afatit të gjobave, për Matoshin nënkupton “shtyrje” të Kurtit në krye të Qeverisë.

“Sidoqoftë, shtyrja e afatit për gjoba nga Kurti do t’i ulë tensionet në veri duke ia zgjatur jetën vetes në krye të Qeverisë, por se nuk e përmirëson pozicionin negociues të Kosovës”, deklaroi Matoshi.

Gazeta Nacionale ka raportuar sot për këtë çështje. Në lajmin e publikuar, thuhet se në mënyrë të heshtur dhe pa asnjë shpjegim, Policia e Kosovës që i përgjigjet ministrit Xhelal Sveçla ka lëshuar një komunikatë në të cilën bën të ditur se prej datës 22 nëntor do të fillojë gjobitjen e qytetarëve serbë me targa ilegale, dhe jo prej ditës së nesërme siç ishte paralajmëruar më herët (21 nëntor).