Matoshi për huqjen e Vjosa Osmanit në OKB: Me t’u dhimtë, kso gabime nuk tolerohen as në OJQ të Prishtinës

Gazetari Halil Matoshi ka komentuar huqjen e presidentes Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ku përmendi vrasjen e ish-presidentit serb, Boris Tadiq në vend të kryeministrit të vrarë, Zoran Gjingjiq.

Postimi i plotë:

Me t’u dhimtë Presidentja Vjosa Osmani kur n’sy të rruzullimit – si viktimë e fjalimit – gabon kur flet për vrasjen e Presidentit Tadić e kur përpiqet me e ndreq gabimin, rishtas ia huqë, tue pandeh se ishte vra Presidenti Djindjić, i cili po u vra, por ishte Kryeministër!

Kso gabime nuk tolerohen as në OJQ të Prishtinës e leje ma në prezantume ndërkombëtare.

Për imazhin e shtetit janë të pafalshme huqje të tilla amatoreske, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

Njisoj gabime skandaloze bânte edhe shefi i skaduem i UNMIK-ut.
P.S.
Zyrtarët e shtetit nuk duhet të kurthohen më fjalime t’shkrueme nga këshilltarë t’padijshëm (pa kujtesë për kontekstin historik të shtetit);
# amatorizëm