Lojërat e fatit

Matoshi, Mustafës: Pse po u dhemb vendosja e ligjit? Ndoshta nga frika se do të mbyllet ndonjë bastore

Po vazhdon debatin lidhur me akuzat e rënda që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ia bëri kryeministrit Ramush Haradinaj për lojërat e fatit. Mustafa tha se ky vit po përfundon me një qeverisje që dështoi në fushat themelore por me një premtim të madh për kumarin dhe kumarxhinjtë.

“Qeveria me koncept dokumentin për lojëra e fatit do ta bëjë Kosovën lavatriqe të parave të pista nga droga e prostitucioni; nga fajdeja, tenderët dhe ekonomia informale. Vitin që vjen pritet se në shtëpi do të vijnë burrat me xhepa bosh, pa para me të cilat e provojnë fatin e tyre dhe fëmijët e përlotur të cilët, në vend të ushqimit, afër shkollave të tyre luajnë lojëra të fatit”, tha mbrëmë Mustafa.

Për këtë ka reaguar sot këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi.

“Ju, Zoti Isa Mustafa, si lider i LDK-së, me datën 11.12. 2014, keni marrë postin e Kryeministrit të vendit dhe e keni kryër këtë detyrë deri më 11.09.2017, që do të thotë për dy vjet e nëntë muaj e 20 ditë, pra 33 muaj, përkatësisht 1005 ditë. Zoti Mustafa gjatë kësaj periudhe kohore në fushën e LOJËRAVE TË FATIT kanë qenë 389 njësi të regjistruara bastesh dhe 1730 automate”, thotë Matoshi.

Lexoni reagimin e plotë të Matoshit:

Kosova po e mposhtë kaosin – po e rikthen rendin!

Ju, Zoti Isa Mustafa, si lider i LDK-së, me datën 11.12. 2014, keni marrë postin e Kryeministrit të vendit dhe e keni kryër këtë detyrë deri më 11.09.2017, që do të thotë për dy vjet e nëntë muaj e 20 ditë, pra 33 muaj, përkatësisht 1005 ditë.
Zoti Mustafa gjatë kësaj periudhe kohore në fushën e LOJËRAVE TË FATIT kanë qenë 389 njësi të regjistruara bastesh dhe 1730 automate;
Pra, Zoti Mustafa na thoni për 1005 ditë, në secilë n veç e veç, çfarë keni ndërmarr Ju në rregullimin e kësaj fushe?
Çfarë ka bërë shteti që kjo vepriomtari të vihet nën kontroll?

– Gjatë qeverisjes aktuale operojnë 291 njësi të regjistruara, pra rreth 100 më pak dhe 1475 automate apo rreth 300 më pak.
– Pra Zoti Mustafa në qeverisjen Tuaj ishi, 18 subjekte bastesh sportive, 11 subjekte automate dhe 8 subjekte bingo;
– Sot janë 23 subjekte bastesh, 17 automatesh dhe 8 bingo.
– Gjatë qeverisjes aktuale, numri i njësive të regjistruara është rritur për 30 % dhe nga 18 janë bërë 23, por për vëmendjen Tuaj Zoti Mustafa, gjatë vitit 2018 janë mbyllur 301 njësi të lojërave të fatit apo 130 % më shumë se gjatë qeverisjes suaj.
Përderisa, më 2015 nuk ishin shqiptuar fare gjoba, më 2016 ishin shqiptuar 375, 000.00 euro gjoba, në qeverisjen aktuale janë shqiptuar 1.731,750.00 euro gjoba që i bie rreth katërfish më shumë.
Qe dmth po vendoset rregulli.
Këto janë argumentet për “lavatriçen e parave të pista” Zoti Mustafa.
Dhe tash, kur Qeveria aktuale synon që të vendos ligj dhe rregull në këtë sferë, tek e diskuton një Koncept-Dokument, i cili mund të ndodhë që e ndalon fare veprimatrinë e lojërave të fatit – pse po u dhemb vendosja e ligjit Juve Zoti Mustafa, ndoshta nga frika se do të mbyllet edhe ndonjë!?