Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka bërë një analogji të tmerrshme. Ajo ka pretenduar se Mitrovicën deshën ta ‘marin’ Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, terroristi Milan Radojiçiq dhe ‘mahalla e Lushtakëve’.
Ndryshe, “mahalla e Lushtakëve”, e kishte luftuar me pushkë e me jetë regjimin ku bënte pjesë Aleksandër Vuçiq. Ndërkohë që nuk dihet nëse dikush nga “Matoshi”, ia ktheu pushkën Serbisë.
Statusi i plotë i deputetes:
U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polla 2 herë, por dështun keq!
Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.
O flaka me ju dal krejt juve bashke me mahallën e lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica! S’un e ka marrë as vuçiqi, as radojçiçi, e as ju tybe kurrë.
Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli!
Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!







