Matoshi: Inspektorët të zbatojnë Udhëzimin Administrativ për Gjoba Mandatore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi në një takim që ka zhvilluar me inspektorët komunal ka kërkuar nga ata të zbatohet Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore.

“Jemi të përkushtuar si ministri dhe besoj bashkërisht me komunat dhe Policinë e Kosovës, që ky Udhëzim Administrativ të gjej zbatim të plotë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Matoshi, njofton Klan Kosova.

Gjobat që parashihen nga ky udhëzim janë nga 20 deri në 100 euro.