Këshilltari i kryeministrit Halil Matoshi ka reaguar ndaj deklaratave të ish kryeministrit Isa Mustafa, pasi ky i fundit foli për ekonominë e vendit, dhe ka akuzuar liderët aktual që sipas Mustafës secili prej tyre po kujdesët që të i rregullojë punët e veta më mirë duke i shfryëzuar paratë e shtetit.

“Është lajm i mirë se Kosova po vazhdon të kryesojë me rritjen ekonomike krahasuar me vendet në regjion. Por është lajm i keq se në vitin 2018 kemi humbur 17 mijë vende të punës dhe se kjo rritje ekonomike, e bazuar në investime publike, nuk po gjeneron vende të reja të punës. Përkundrazi” ka shkruar më herët Mustafa në facebook.

Pak më vonë këshilltari Halil Matoshi reagoi ndaj dekralatave të Isa Mustafës duke e pyetur se nga e nxore konstruktin për humbjen e 17 mijë vendeve të punës më 2018?

“Pretendimi i liderit të LDK-së Isa Mustafa se gjatë vitit 2018 janë humbur 17 mijë vende të reja pune është manipulim i publikut sepse kjo nuk buron nga Anketa e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila është publikuar sot” ka shkruar Matoshi.Ballkani.info

Më poshtë poshtë gjeni statusin e plotë të Matoshit:

Nga e nxjerr Isa Mustafa konstruktin për humbjen e 17 mijë vendeve të punës më 2018?
Pretendimi i liderit të LDK-së Isa Mustafa se gjatë vitit 2018 janë humbur 17 mijë vende të reja pune është manipulim i publikut sepse kjo nuk buron nga Anketa e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila është publikuar sot.

Duke e vlerësuar deklaratën e liderit të LDK-së Mustafa se është lajm i mirë që Kosova vazhdon të kryesojë në rajon për rritjen ekonomike, duhet theksuar se lajmi i mirë për rritjen ekonomike nuk po i përputhet me lajmet – sipas tij të këqija – që kinse në dy vitet e fundit, po rritet shkalla e papunësisë dhe po zvogëlohen investimet e huaja direkte!???
Këtu ka diçka që nuk shkon.

Si është e mundur të konstatohet nga Banka Botërore rritja ekonomike në Kosovë më e madhja në rajon dhe njëherit po sipas raportit në fjalë paska ndodhur zvogëlim i vendeve të reja të punës dhe rënie të investimeve të huaja direkte?

Në bazë të Anketëd së publikuar sot (2 prill 2019) nga ASK rezulton se krahasuar me vitin 2017 (Qeveria Mustafa) kur shkalla e papunësisë ishte 30.5 % kurse në vitin 2018 (Qeveria Haradinaj) është 29.6 që dmth është nje gjendje stabile, me një ulje të shkallës së papunësisë prej rreth 1 %.