Matic gjithnjë e më pranë largimit nga Manchester United

Komplikohen marrëdhëniet mes Nemanja Matic dhe drejtuesve të Manchester United, duke shtuar kështu zërat për një largim të mundshëm të 31-vjeçarit që gjatë merkatos së janarit.

Sipas mediave angleze, Matic është paraqitur në stërvitje ditën e mërkurë me “Djajtë e Kuq”, por është larguar vetëm pas 24 minutave duke lënë fushat e stërvitjes.

Gjithashtu po sipas raportimeve të mediave, futbollisti nuk i është bashkuar ekipit për të drekuar, por ka preferuar të shkojë në restorant me ish milanistin Cutrone.

Skuadra që mund të përfitojë nga kjo situatë është Interi, që ka kohë që është në ndjekje të lojtarit.