Matthaus takohet me drejtues të FC Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Fituesi i Topit të Artë, kampion bote dhe Evrope, po qëndron në Kosovë, ku e mbajti një konferencë për shtyp dhe e vizitoi stadiumin e kryeqytetit

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus e ka vizituar klubin futbollistik FC Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Aty ai u takua me lojtarët dhe nënkryetarin e klubit, Afrim Muçiqi.

Para kësaj vizite ai ka mbajtur konferencë për media në Prishtinë, ku, në mesin e shumë gjërave të tjera, ka diskutuar edhe për mundësitë e Kosovës që të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020.

Gjatë kësaj vizite, ai tha edhe se përkundër që Kosova mund të marrë më pak pikë në ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Anglisë, prapëseprapë beson se Kosova do t’ia dalë të kualifikohet në EURO 2020.

“Kosova ka pasur disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova e ka një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia dalë të kualifikohet”, është shprehur Matthaus.

Kosova aktualisht radhitet në pozitën e tretë në tabelën e Grupit A, me një pikë më pak sesa Anglia dhe Çekia, pas tri ndeshjeve të barazuara.

Dy nga ndeshjet e Kosovës kanë përfunduar baras, ndërsa “Dardanët” arritën ta fitojë tjetrën, në Sofje kundër Bullgarisë.