Mashtruesi më i keq që keni parë ndonjë herë! Shihni ç’bën për të përfituar para (VIDEO)

Sezoni i çmimeve Oscar po afrohet me shpejtësi, por ky “aktor” nuk ka gjasa të fitojë ndonjë çmim.

Një burrë nga New Jersey, u akuzua për mashtrim të sigurimit, pasi një kamera mbikëqyrëse e kapi atë duke hedhur akull në dysheme në vendin e tij punës për të pësuar një rënie dramatike.

Aleksandër Goldinsky, 57 vjeç, u akuzua gjithashtu me një akuzë për vjedhje me mashtrim, sipas prokurorisë së qarkut Middlesex.

Videoja e lëshuar nga departamenti tregon Goldinsky-t që shikon në drejtime të ndryshme para se të hedhë akullin në dyshemenë e kompanisë së tij.

Më pas, ai qëndron mbi akull për disa sekonda, dhe rrëzohet që duket qartësisht një rrëzim i qëllimshëm. Madje, ai ka pritur në dysheme derisa e zbuluan.

Më pas, ai paraqiti një kërkesë të rreme sigurimi për shërbimin e ambulancës dhe trajtimin që ai kishte marrë në një spital lokal për lëndimet e tij, tha zyra.

Goldinsky u arrestua në janar për këtë incident, i cili ndodhi midis 1 shtatorit dhe 1 nëntorit të vitit të kaluar.