Policia e Kosovës ka arrestuar sot një të dyshuar në Prishtinë për mashtrim.

Sipas Policisë, i dyshuari F.B. 51-vjeçar ka mashtruar diku rreth 420 persona që nga viti 2019, duke iu premtuar viza pune jashtë vendit e duke iu marr para.

“F.B. 51 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.
Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore (që nga viti 2019) dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë rreth 420, të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit u ka marrë, shuma parash duke ju premruar viza pune jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit rajonal po kryejnë veprimet e nevojshme policore.