Mashtrimi i Kurtit me pagat e mësuesve | Arsimtari me mesazh emocionues për Hashim Thaçin

Punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit sot i morën pagat e shkurtit me koeficientin e ri, të cilat sipas kryeministrit Albin Kurti do të jenë me rritje.

Por shumë punëtorë janë shprehur të zhgënjyer, sepse nuk e morën rritjen e premtuar nga Qeveria.

Mes tyre më të zhgënjyer janë shprehur mësimdhënësit. Njëri prej tyre, Mentor Hajrizi ka kujtutuar kohën kur pagat e mësimdhënësve ishin rritur nga ish-kryeministri Hashim Thaçi.

Madje ai ka shkruar se vetëm ai u dha shpresë mësuesve.

“MËSUESIT JANË ME TY, SEPSE TI DIKUR U DHE SHPRESË ATYRE!”, ka shkruar ai.