Masat e reja: Policia me 7 pika hyrje-dalje, në 7 komuna të Kosovës

Policia e Kosovës që nga ora 00:00 ka nisur të implementoj vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës pas karantinimit të shtatë qyteteve.

Kjo vlen për hyrje-daljet e 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen.

Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private në qytetet përkatëse.

Ndërsa, kategoritë tjera që lejohen të futen janë:

-Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

-Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

-Operatorëve ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

-Kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

-Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

-Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë.