Masat anti-Covid, bie numri i udhëtarëve nga Shqipëria drejt Kosovës

Masat e reja anti- Covid në kufi kanë bërë që të ulet dukshëm numri i atyre që duan ta kalojnë kufirin nga Shqipëria në Kosovë.Qytetarët që kaluan paraditen e së martës, tregojnë se me cilat dokumente dëshmuan se janë të sigurt nga virusi.

Në mesin e tyre kishte edhe nga ata që ishin kthyer mbrapsht një ditë më parë.

Megjithëkëtë, një pjesë e qytetarëve po pajtohen plotësisht me masat e reja duke thënë se vetëm në këtë mënyrë ruhet shëndeti publik.

Masat e njëjta do të vlejnë edhe për kosovarët që duan të shkojnë në Shqipëri, por nga 6 shtatori.

Pjesa më e madhe e tyre veçse ishin pajisur me dokumentet e nevojshme.

Situatë e njëjtë nuk ishte edhe mbrëmjen e së hënës, ku kolona për të hyrë në Kosovë kaloi mbi një kilometër dhe pritjet ishin deri në një orë.