Masakra me një të vdekur dhe pesë të plagosur në Tiranë, pamje nga lokali i bërë shoshë

Ky është lokali ku ndodhi mbrëmë masakra me një të vdekur dhe 5 të plagosur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Nga të shtënat mbeti e vrarë aksidentalisht banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u plagosën Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeç.

Lokali ku ndodhi ngjarja është në pronësi të Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit. Një prej të plagosurve Sahit Murati është xhaxhai i Fatjon Muratit, dhe dyshohet se ka qenë në shënjestër.

Autorët hapën zjarr me breshëri nga jashtë lokalit duke shkaktuar kasaphanë.