Masakra e Nisës në Francë, arrestohet pas 5 vjetësh bashkëpunëtori shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare si bashkëpunëtor të masakrës së Nisës të 14 korrikut 2016. Bëhet fjalë për të riun Endri Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në Itali.

Sipas mediave italiane 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.

I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi, shkruan a2news.

Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nisë të Francës humbën jetën mbi 80 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën teksa një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.