Martohet çifti i famshëm serb, velloja u ble 20 mijë euro në Kosovë

Këngëtarja Katarina Grujiq dhe futbollisti Marko Gobeljiq kanë thënë “po”-në e madhe në tempullin e Shën Savës dhe pas dasmës në kishë, të ftuarit janë drejtuar në një hotel të Beogradit ku do të mbahet një dasmë magjepsëse.

Të porsamartuarit ftuan rreth 500 të ftuar në dasmë.

Që të porsamartuarit nuk u penduan për paratë, duket qartë nga salla e ceremonive në të cilën do të festojnë deri në orët e para të mëngjesit, shkruan prive.

Hyrja në sallën e ceremonive është zbukuruar me qirinj dhe trëndafila të kuq, ndërsa brenda sallës mbizotërojnë detajet e arta dhe buqetat me trëndafila të kuq.