Martohen aktorët e njohur turk

Çifti i njohur turk Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu të cilët para disa muajsh zyrtarizuan lidhjen e tyre në fejesë, janë martuar ditën e enjte.

Özge dhe Serkan kanë zgjedhur Gjermaninë për të kurorëzuar dashurinë e tyre, duke qenë se vendi është dhe vendlindja e aktorit, aty ku jeton dhe familja e tij.

Mediat turke raportojnë se ceremonia ishte private, teksa kanë marrë pjesë dy familjet e aktorëve dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Fotot e Özge e veshur me fustanin e bardhë dhe Serkan si një dhëndër simpatik, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Dy aktorët janë njoftuar me njëri-tjetrin në setin e serialit “Kiraz Mevsimi” në vitin 2014 dhe që nga atëherë gëzojnë lidhje të shëndoshë.