Deputeti i LVV-së

Martesat e gjinisë së njëjtë – Rrahmani i VV-së garanton: Kjo çështje nuk vjen më në Kuvend

Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendsoje, tha se në këtë legjislaturë Projekt- Kodi Civil nuk do të vijë në Kuvendin e Kosovës, sepse tha se nuk janë votat e nevojshme që të kalojë.

Sipas tij ka shumë çështje të tjera që duhet çuar përpara, më vend të Projekt- Kodit Civil.

@ballkani.info Deputeti i LVV-së i del kundër Kurtit, granton se ligji për martesat e gjinis së njejtë nuk vjen me në Kuvend. LVV i ndrroi qendrimet, ka qenë kundër këtij kodi #kodicivil #martesa #lvv #albinkurti #emanrrahmani #kosova🇽🇰 #prishtina #kuvendikosoves #opozita ♬ original sound Ballkani.info

“Lëvizja Vetëvendosje Kodin Civil nuk e ka votu legjislaturën e kaluar. Në kohën e qeverisjes Hoti nuk është votu prej Lëvizjes Vetëvendosje. Janë këta njerëz që nuk e kemi mbështet Kodin Civil. Mendoj që kemi shumë çështje të tjera që duhet me u diskutu dhe me ecë, kjo çështje nuk vjen më në këtë legjilaturë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse s’ka vota e mbështetje”, tha Rrahmani në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ka vota, s;ka qysh me ardhë në Kuvend”, tha ai për kalimin e Projekt-Kodit Civil.