Marshi, “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona”, flet organizatori

Vdekjet në vendet e punës në sektorin e ndërtimtarisë janë bërë të shpeshta. Brenda 5 vitëve kanë vdekur 93 persona, raporton Ballkani.info

Kompanitë e ndërtimit po akuzohen për papërgjegjësi në raport me punëtorët, pasiqë po detyrohen të punojnë pa mbrojtëset e duhura.

BTW- Beyond the Wall Organizatori, ka thirrur në një marshim me motën, “Ndërtesat janë tuajt, jeta është e jona”.  Marshi organizohet të martën në ora 11:00 në sheshin, “Zahir Pajaziti”.

Organizatori i kësaj ngjarje, Kushtrim Mehmeti është prononcuar për Ballkani.info, duke deklaruar se protesta ka për qëllim t’ju tregoj pushtetarëve se nuk pajtohen me këto aksidente n1% vendin e punës:

“Kjo protestë po organizohet me qellim të vetëdijësimit të popullit dhe organeve zyrtare të Republikës se Kosovës për numrin e madh dhe shumë tragjik të “aksidenteve” në vendin e punës. Protesta në vete ka si qëllim që tu tregoj pushtetarëve tanë se ne nuk pajtohemi më këto “aksidente” në vendin e punës dhe kërkojmë që të merren hapa konkret në zbardhjen e këtyre aksidentëve”.

Më tutje, Mehmetaj, tregon për mënyrën e organizimit të protestës, rrjedhës së saj në përgjegjësi:

“Protesta do të zhvillohet në Prishtinë perballë Qeverisë se Republikës se Kosovës, ku 93 persona do të mbajnë në duar helmeta të punëtorëve me numra , këta numra simbolizojnë numrat e “aksidenteve” tragji që kanë perfunduar me humbje jete, dhe fatkeqësisht asnjë nga këto vdekje nuk janë zbardhur dhe nuk janë marrë masa ndaj “milionerëve ndërtues”. Keto 93 helmeta nga duart e protestuesve do të vendosen ne rrethojat e qeverisë së Kosovës. Helmetat mund të largohen individualisht nga rrethojat për cdo rast që zbardhet nga organet e rendit, dhe do të shtohen ne rast të ndonjë fatkeqësie tjetër, nëse qeveria e Kosovës i largon helmetat nga rrethojat ateherë ata po na thonë se pajtohen me këto vdekje dhe se nuk duan që të mirren fare me parandalimin e tyre”, u shpreh ai.

Organizatori i marshit më tutje potencoi se shpreson që të ndërmerren masa për këtë problematikë, duke premtuar se nëse nuk ndërmarren masa do të vazhdohet me reagime të tilla:

“Shpresojmë që mos të ketë aksione të tjera për këtë problematikë, sepse shpresojmë që organet kompetente do të ndërmarrin masa për ta rritur sigurinë në vendin e punës, mirëpo në rast se këto raste vazhdojnë të ndodhin ne nuk do të ndalojmë ta ngrisim zërin tonë në forma të ndryshme”, përfundoi ai.

Vetëm gjatë vitit 2018, 18 punëtorë humbën jetën në vendet e punës. Sektori privat në përgjithësi mbetet çështje diskutabile në Kosovë sepse siguria mbetet brenga e punëtorëve kosovarë. /Ballkani.info/